Ministria e Arsimit këtë të martë ka bërë me dije se viti i ri akademik 2020-2021 do të nisë me 2 nëntor.
Urdhri për caktimin e vitit akademik në të gjithë institucionet e arsimit të lartë në vend është firmosur nga ministrja Evis Kushi.
Ndërkohë vijon faza e dytë e përzgjedhjes së universiteteve nga ana e maturantëve.
Ky do të jetë një vit ndryshe për të gjithë studentë, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave kufizuese që duhet të respektojë secili student. /abcnews.al