“Viti i duhur për të fituar Champions League”, Vidal karikon Barcelonën

schedule17:38 - 7 Gusht, 2020

schedule 17:38 - 7 Gusht, 2020

Barcelona pret Napolin në “Camp Nou” nesër në mbrëmje (21:00). Takimi i parë i zhvilluar në Itali, u mbyll 1-1 dhe djemtë e Setien duan me çdo kusht kalimin në tetë ekipet më të mira të Champions League.

Arturo Vidal nuk e ka fituar kurrë kompeticionin më të rëndësishëm për klube dhe beson fort që ky është viti i duhur për të dhe ekipin katalanas. Mesfushori flet hapur rreth dëshirës së tij të madhe për Mundo Deportivo, aty ku paralajmëron rivalët.

Messi është numri një, është kapiteni ynë dhe është kënaqësi kur merr komplimente nga një lojtar i tillë. Duhet të jesh gjithmonë gati kur je pjesë e skuadrës më të mirë në botë. Hasa probleme në fillim të sezonit, por bëra gjithçka për të bindur trajnerin që të besojë tek unë.

 

Vidal, Suarez dhe Griezmann

Jam një mesfushor me karakteristika të ndryshme nga shokët e repartit. Tifozët e pëlqejnë angazhimin tim në mbrojtje dhe në sulm, dhe faktin që vrapoj gjithmonë për të frenuar kundërshtarët.

Dua të fitoj Champions League me Barcelonën, edhe pse ky klub duhet të fitojë çdo trofe të mundshëm, duke përfshirë kampionatin dhe Kupën e Mbretit. Gjithsesi, dua të jem i sinqertë dhe Championsi është fiksimi im.

Ëndërroj finalen dhe jemi gati për të mbërritur atje. E ndjejmë që ky është viti i duhur për ne. E ardhmja? Jam i lumtur te Barcelona, kam ardhur këtu për të ndihmuar skuadrën dhe nuk mendoj të largohem“, deklaron Vidal. /abcnews.al