Viti i Çesk Zadesë, konkurs për kompozitorët e rinj frymëzuar prej tij

schedule16:01 - 2 Shkurt, 2022

schedule 16:01 - 2 Shkurt, 2022

Babai i muzikës shqiptare Cesk Zadeja në 95-vjetorin e lindjes bën bashkë gjithë institucionet kulturore në Shkodër e Tiranë. I biri Alban Zadeja nga salla që mban emrin e të atit nuk i fshehë emocionet, e nga ana tjetër ai gëzohet se simfonia e parë nga partitura të shkruara me dorë do shohë dritën e botimit.

Ministria e Kulturës shpall fondin e krijimtarisë për të rinj që mbanë emrin e Cesk Zades, por një shifër konkrete për konkursin ende nuk e ka Kryetari i komisionit të përzgjedhjes së veprës më të mirë është ish nxënësi i tij Thoma Gaqi, i cili risjell disa kujtime.

I bindur është se vepra që mbanë emrin e Zadesë duhet të jetë jo vetëm cilësore, por edhe ndezje shprese për brezin e ri që mos të largohen nga Shqipëria. Viti i Cesk Zadesë do të shoqërohet me koncerte të larmishme nga krijimtaria e tij. Ai ka lëvruar thuajse çdo zhanër të muzikës simfonike, balet dhe film. /abcnews.al/