SHQIPËRI- Festimet për ndërrimin e viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente të rënda. Kjo falë edhe angazhimit maksimal të policisë e cila ka qenë prezente në çdo vend ku festohej dhe ku kishte grumbullime.
Në Tiranë, kanë mbetur të dëmtuar nga lëndët piroteknike 16 persona, kryesisht të moshave të reja.
Sakaq një 20-vjeçar, është dëmtuar lehtë në këmbë në oborrin e banesës, në rrugën “Selaudin Zorba” dyshohet nga rënia e lirë e një plumbi.
Nga ana tjetër të lënduarit nga lëndët piroteknike pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë. Në Durrës, nga fishekzjarrët pësuan lëndime 11 persona, por pas mjekimit, të gjithë kanë lëndë ambientet e spitalit.
Në 24 orët e fundit janë 150 qytetarë që kanë marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës, kryesisht për shkak të konsumimit të alkoolit. 25 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Vlorës deri ne orët e para të mëngjesit.
Kryesisht me probleme për shkak te konsumimit të alkoolit, por mes tyre edhe persona të dëmtuar nga fishekzjarrët.
Aktualisht shërbimet e Policisë po patrullojnë në qytete, akse rrugore si dhe pranë lokaleve ku vijojnë festimet. Gjendja e tyre e gatishmërisë do të vazhdojë deri në fundjavë./abcnews.al