“Vishte një bluzë në tre mënyra dhe u bë e famshme”, Ada Deda sqaron deklaratën ndaj Argjira Spancës

schedule14:49 - 12 Tetor, 2021

schedule 14:49 - 12 Tetor, 2021

Gjatë intervistës për “FriendZone”, Ada Deda u ndal ndër të tjera dhe te deklarata e saj që bëri bujë ndaj Argjira Spancës. “E nisi te Topi duke rregulluar disa bluza e pastaj u bë autore e “She’s on Top” dhe prezantuese. Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme.“, ishte kjo deklarata e modeles që bëri bujë në media.

Ditën e sotme ajo ka sqaruar se nuk ka asnjë personale me blogeren nga Kosova por këmbënguli se ka thënë një gjë që është e vërtetë. “E vërteta është që portali e ka zmadhuar. Ne e dinim që ishim në xhirime në emisionin që bëmë, jemi 24 orë me kamera. Thjesht po bënim muhabet mes vajzash dhe thashë diçka që është reale. Mori një bluzë dhe priste mëngët.

Thashë diçka shumë reale sepse e kemi parë të gjithë dhe nuk e kuptoj pse u bë kaq e madhe. Thashë dhe diçka pas asaj fjalisë: nga blogere u bë moderatore dhe më pas autore programi. Sikur me thënë një kamarier u bë milioner. Unë nuk e njoh personalisht, nuk kam asgjë personale, thashë thjesht diçka reale.”, tha ajo. 

I pyetur nga moderatorët nëse ka kontaktuar me Argjirën pas këtij komenti, Ada tha: “Nuk më ka kontaktuar dhe nuk do ta kontaktoja fare. Nuk kam pasur asnjë kontakt me të, thjesht thashë diçka reale. Dhe unë kam ardhur nga një qytet i vogël në Tiranë, kontaktova një agjenci, u bëra modele dhe u rrita avash avash.” /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!