Virxhinia, shteti i parë në Amerikën Jugore që legalizon marijuanën

schedule08:53 - 8 Prill, 2021

schedule 08:53 - 8 Prill, 2021

Virxhinia  është shteti i parë  në Amerikën Jugore që ka miratuar përdorimin e marijuanës .

Senati dhe Dhoma e Delegatëve votuan pro duke lejuar kështu të rriturit të konsumonin marijuanë që nga 1 korriku, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga ligjvënësit republikanë.

Disa shtete të tjera të SHBA, duke përfshirë Nju Jorkun dhe Koloradon, kanë miratuar masa të ngjashme, por Virxhinia është e para që legalizon marijuanën në Amerikën Jugore.

Personat mbi 21 vjeç do të jenë në gjendje të posedojnë ligjërisht 28.3 gram marijuanë, si dhe të kultivojnë deri në katër bimë për familje. Por konsumimi i marijuanës nuk do të lejohet në publik./abcnews.al