“Tashmë jemi në luftë, duhet të përballemi me të keqen”, Greqia bëhet gati të mbyllë Selanikun

schedule10:29 - 2 Nëntor, 2020

schedule 10:29 - 2 Nëntor, 2020

Masat anti-Covid mund të shtohen akoma më tej në Selanik. Ky është paralajmërimi që ka bërë ministri i Shëndetësisë në vend Vassilis Kikilias pasi vizitoi qytetin të hënën në mëngjes.

Situata në qytetin grek duket kritike ndërsa thuajse 1,300 raste të reja janë regjistruar vetëm gjatë fundjavës ndërsa presioni në sistemin shëndetësor vijon të shtohet. Presioni është akoma më i madh në njësitë e kujdesit intensiv.

“Epidemia po përhapet me shpejtësi në Selanik,” tha Kikilias, duke theksuar se disa njerëz kanë rrezikuar dhe vazhdojnë të rrezikojnë jetën e shumë të tjerëve.

“Unë e kuptoj,” tha ministri i shëndetësisë, “stresi dhe lodhja ndikojnë, por shëndeti publik është mbi të gjitha”.

“Qeveria i ra kambanave në kohë, por disa nuk i dëgjuan. Ne jemi të detyruar të kufizojmë shpërndarjen,” sqaroi ai.

Nga ana tjetër kryetarit të Bashkisë së Selanikut njoftoi po ashtu për masa të reja më të rrepta, të cilat përfshijnë ndalimin e qarkullimit nga ora 20.00 ose 21.00 dhe ndalimin e udhëtimit jashtë prefekturës me Konstantinos Zervas duke vlerësuar se “nuk do t’i shpëtojmë bllokim universal “.

“Tashmë jemi në luftë dhe duhet të shohim sesi mund të përballemi me të keqen. Masat që kemi marrë, duhet të fillojnë të japin rezultate….Nuk bëhet fjalë për mbyllje universale, dyqanet do jene hapur, shërbimet do jenë hapur..,” u shpreh ai. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!