Virusi i Nilit Perëndimor në Greqi/ Dy të vdekur, mediat: Tre pacientë u infektuan në Shqipëri

schedule11:59 - 23 Gusht, 2024

schedule 11:59 - 23 Gusht, 2024

Greqia është prekur nga virusi i Nilit Perëndimor. Disa persona janë diagnostikuar me virus në Thesproti dhe autoritetet lëshuan një paralajmërim, pasi priten të rriten rastet në ditët në vijim.

Sipas mediave greke, në javën e fundit, 2 persona kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë janë infektuar, ndërsa 3 nga pacientët janë infektuar teksa ndodheshin në Shqipëri.

Mjekët në Greqi i bëjnë thirrje qyetarëve të marrin masa mbrojtëse personale kundër mushkonjave dhe nëse ndjejnë efekte anësorë të paraqiten menjëherë në qendrat mjekësore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!