DURRËS- Publiku në Katredalen Shën Lucia të Durrësit pati rastin të përjetojë nga afër një performancë të rrallë nga artisti I njohur gjerma, Felix Kleiser në instrumentin e kornos, I shoqëruar në piano nga pianistja e mirënjohur Lirika Pula Kasapolli.
Koncerti u organizua në kaudër të festivalit Chamber Fest Durrës, një ngjarje që është bërë pikë referimi tashmë për muzikën klasike në Shqipëri. Në repertorin e mbrëmjes u përfshinë disa nga kompozitorët më të njohur të muzikës klasike, si Shcumman, Strauss e Beethoven, të interpretuara me një ndjeshmëri dhe nivel artistik të lartë që mbushi sallën me emocione.
Felix Kleiser, I njohur jo vetëm për virtuozitetin e tij, por edhe për historinë frymëzuese, solli në skenë një interpretim të jashtëzakonshëm që u duartrokit gjatë nga të pranishmit. Ndërkohë, bashkëpunimi I tij me pianisten Kasapolli u vlerësua për harmoninë dhe finesën artistike.
Vetë artisti, I vlerësuar me një sërë çmimesh në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës, thotë se ndihet shumë i lumtur që mori pjesë në Festivalin e XX Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës duke vlerësuar mbajtjen e koncertit në mjediset e kishës.
“Kam qenë në Tiranë disa vjet më parë në Tiranë dhe së fundmi mora një ftesë për të ardhur në Durrës dhe kështu vendosa të vij. Nuk e dija që koncerti do të luhej në kishë, ndonjëherë është e vështirë të luash në mjedise të tilla, por është ide shumë e mirë dhe këtu më pëlqeu shumë ambienti, akustika ishte e mrekullueshme gjithashtu. Pashë shumë njerëz entuziastë në këtë koncerte dhe më vjen mirë që e shijuan atë. Unë që në vitet e hershme kam menduar të luaj në shkollë, të interpretoj në këtë vegël, të kaloj kohën e lirë duke u argëtuar, jo të bëhem një profesionist, por me kalimin e viteve, u desh shumë kohë në fakt që të arrij deri këtu, me durim dhe këmbëngulje”, tha ai.
Ky koncert ishte një dëshmi tjetër e fuqisë që ka muzika për të bashkuar kultura dhe për të sjellë art të vërtetë në zemrën e qytetit bregdetar. Festivali i XX Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës vazhdon rrugëtimin e tij, duke ofruar edhe më tej koncerte dhe përvoja të paharrueshme për dashamirësit e muzikës klasike.

