Virozat, komplikacione te fëmijët/ Shkodër, mjekët: Katër fëmijë në reanimacion

schedule15:37 - 17 Janar, 2024

schedule 15:37 - 17 Janar, 2024

Virozat dhe gripi po shkaktojnë komplikacione te fëmijët.

Në Shkodër, shefja e pediatrisë në Spitalin Rajonal thotë së katër fëmijë ndodhen në repartin e reanimacionit për shkak të pasojave që u kanë lënë virozat.

Në pediatri numri i vizitave shkon në mbi 100 në ditë.

Temperatura e lartë është karakteristikë e virozave që janë në qarkullim.

Përveç rasteve me viroza e grip mjekët thonë se janë shtuar edhe infektimet me virusin covid 19.