Violinistja Ina Kosturi guxon të shkruajë koncert për violinë pas 30 vitesh mungese krijimtarie

schedule18:27 - 20 Gusht, 2020

schedule 18:27 - 20 Gusht, 2020

Pas 3 dekadash mungesë, vjen koncerti i parë për violinë i shkruar nga violinistja dhe pedagogia e këtij instrumenti Ina Kosturi.

Koncerti është orkestruar nga mjeshtri Robert Radoja, i cili i ka dhënë edhe mbështetje psikologjike.

“Ka qenë një lloj mbështetje nga ana psikologjike për të qenë e sigurt. Ke një lloj sigurie kur është një profesionist i tillë,” shprehet Kosturi.

Këtë krijim ajo arriti ta luante vetëm një herë në një koncert  për miqtë artistë, nga ku mori vlerësime.

“Jam ndjerë mirë që e kam shkruar, nga ajo pjesë e opinionit që e ka pëlqyer normalisht që është një pjesë elitare. Mendoj që po të kishin qenë ato brezat e mëparshëm do ishim akoma më të përkushtuar…Do të kishin një lloj dashurie të jashtëzakonshme.”

Dëshira e saj mbetet, interpretimi në një sallë dinjitoze dhe me një orkestër të madhe harqesh, pas rifillimit të jetës artistike, e cila u paralizua nga pandemia

Ina Kosturi është diplomuar për violinë në Akademinë e Lartë të Arteve dhe në konservatorin “Umberto Giordano” në Itali, aktualisht është pedagoge në Universitetin e Arteve.

Ajo ka interpretuar në  25 recitale. Është autore e katër librave si dhe është nderuar me çmime ndërkombëtare.  Ajo është fituese e konkursit të 7 Nacional të Muzikës “Citta di Monopoli”( 1995) /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!