Moderatorja Viola Gjoleka ka treguar në një interviste më Irini Meçen në “Edicioni Veror” në ABC detaje nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale. Gjoleka tregon ndër të tjera se gjëja e preferuar që ajo do të bëjë gjatë verës është plazhi.
E pyetur se çfarë i pëlqen nga Fieri dhe se çfarë do të donte të ndryshonte, Viola thotë me shaka: “Më pëlqen që është qyteti ku kam lindur dhe do të ndryshoja faktin që ka shumë çuna…Kur nuk ua var mendojnë që jam mendjemadhe.”
Ndërsa, pyetjes nëse kjo verë e gjeti single apo në një lidhje, ajo shmanget duke thënë se “vera e gjeti në plazh.”
A është Viola xheloze në një lidhje?
-Shumë!
Tek meshkujt ajo tregon se gjëja e parë që vë re janë dhëmbët ndërsa një karakteristikë që nuk pëlqen është arroganca. Gjëja që i mungon Violës më shumë nga jeta përpara se të bëhej e njohur është privatësia.
“Më mungon privatësia. Unë asnjëherë nuk e kam dashur vëmendjen dhe e kam thënë e më parë. Vërtet jam duke menduar që t iki edhe jashtë shtetit, aq shumë e dua atë jetën time..”
Sa i përket sezonit të ri televiziv, moderatorja tregon se në shtator mund ta shohim me shumë mundësi në një format që ka lidhje me sportin.
Por, cila është një kolege që ajo ka më pak të preferuar?
“…Ka shumë të impostuar përpara kamerave. Ka shumë njerëz që janë sot në TV dhe nuk e dine pse janë. Duhet të jesh pak vetvetja, të shfaqësh diçka.” s.b/abcnews.al/