Vinte nga Ekuadori, kapen 35 kilogramë kokainë në Greqi

schedule10:13 - 6 Gusht, 2024

schedule 10:13 - 6 Gusht, 2024

GREQI- Autoritetet greke sekuestruan kokainë me vlerë më shumë se një milion euro, e cila ishte fshehur në një kontejner me banane, njoftoi roja bregdetare.

Rreth 35 kilogramë kokainë u kapën në portin e Pireut, ndërsa ngarkesa ishte nga Ekuadori, raporton Reuters.

Autoritetet greke njoftuan në maj se kishin shkatërruar një grup kriminal ndërkombëtar që trafikonte kokainë, duke e transportuar atë në kontejnerë nga Amerika Latine në Evropë.

Ekipi i hetimit ka nisur punën për të zbardhur rastin si dhe për të zbuluar autorët e përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!