I talentuar, shpërthyes në krahun e majtë dhe një “makineri” golash e asistash. Vinicius Junior po shkëlqen sërish këtë sezon, teksa deri më tani anësori fantastik i Real Madrid ka arritur të gjejë plotë 21 herë rrugën e rrjetës dhe të dhurojë 16 asiste në 45 ndeshjet e deri më tanishme për “galaktikët” në të gjitha garat.
Këto perferomanca kanë mjaftuar që ish-“legjendat” e Real Madrid ta krahasojnë brazilianin me Kylian Mbappe, me ish-“fantazistin”, Guti që ka “thurur” elozhe për anëosrin e sulmit “galaktik”.
“Vini është i mrekullueshëm, mënyra si i frikëson mbrojtësit kundërshtar apo sa lehtë i driblon tregojnë cilësitë e një lojtari të madh. Në momentin që do të ketë më shumë vazhdimësi, ai mund të bëhet një “Zot” i futbollit. Më i mirë se Mbappe? Sigurisht që po, shifrat janë ato që e faktojnë diçka të tillë”,- u shpreh Guti për brazilianin, i cili po kalon një sezon fantastik. /i.m /abcnews.al