Vinicius: Ne superiorë ndaj Barçës, duam titullin për të lumturuar tifozët

schedule20:40 - 23 Maj, 2020

schedule 20:40 - 23 Maj, 2020

Sot u mor vendimi përfundimtar për futbollin në Spanjë, që do të rifillojë prej datës 8 qershor. Barcelona kryeson me dy pikë më shumë se Real Madrid dhe gara për titullin kampion pritet të jetë e zjarrtë.

Vinicius Junior rrëfen për Marca se skuadra e tij ka luajtur më mirë se katalanasit në dy përballjet direkte të këtij sezoni, që përfunduan 0-0 në “Camp Nou” dhe 2-0 për Realin në “Santiago Bernabeu”, sfidë që e zhbllokoi sulmuesi brazilian.

Kam rishikuar dy ndeshjet e këtij sezoni me Barcelonën dhe mund të them që kemi qenë superiore ndaj tyre. Kemi luajtur një futboll të mirë, duam të bëjmë të njëjtën gjë sapo të rikthehemi në fushë. Është koha të marrim veten fizikisht, për t’u rikthyer te fitoret.

Duam të fitojmë kampionatin për tifozët tanë. Njerëzit kanë vuajtur shumë, e dimë që fitimi i La Ligas nuk është zgjidhje për tragjedinë e madhe që ka ndodhur, por duam t’u dhurojmë trofeun tifozëve të Realit diçka për t’u argëtuar dhe gëzuar“, komenton Vinicius Junior. /abcnews.al