Paska pasur ditë të bardha edhe për të.
Është pikërisht Vinisius fituesi I Çmimit të FIFA-s, “The Best”, si Lojtari më I mirë I vitit 2024.
Sulmuesi I Brazilit dhe I Realit të Madridit triumfoi në ceremoninë e mbajtur në Doha të Katarit, aty ku u ndanë çmimet e më të mirëve për disa kategori.
Vinisius la pas rivalin kryesor, Rodri, pasi mesfushori I Spanjës dhe I Mançester Sitit triumfoi në garën për Topin e Artë të revistës “Frans Futboll”, të organizuar së bashku me UEFA-n.
Sulmuesi mori më shumë vota nga trajnerët e dhe kapitenët e ekipeve kombëtare dhe sidomos pati diferencë në preferencat e tifozëve, me 1 milionë e 140 mijë fansa që I dhanë votën, ndërsa Rodri mori pak më shumë se 260 000 vota.
Në moshën 24-vjeçare, ai arriti në majë të Olimpit të futbollit, pasi fitoi Championsin dhe La Ligën spanjolle me Realin, duke qenë vendimtar me golat e tij. Alehandro Garnaco fitoi Çmimin Pushkash te golit me te bukur te vitit.
Skuadra madrilene po ashtu dominoi në formacionin më të mirë të vitit duke pasur 5 lojtarë.
Përveç Vinisiusit, ishin edhe Rydiger, Kros, Belingham dhe Karvahal.
Triumfi madrilen u plotësua me shpalljen e Karlo Ançelotit si trajneri më I mirë I 2024-ës.
Padyshim që ishte edhe viti I Spanjës, pasi disa lojtarë të saj ishin në formacionin më të mirë, ndërsa Laminë Jamal I Barcelonës u shpall Talenti I Vitit.
Për femra, çmimin “The Best” e fitoi ylli I Spanjës dhe I Barcelonës, Aitana Bonmatí.
I dyti vit radhazi që ajo ia del, ndërsa po ashtu ka fituar Topin e Artë tek femrat në 2023 e 2024. /abcnews.al