Mesfushori i Teutës, Emiljano Vila, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës së nesërme kundër Bylisit. Krahas trajnerit Shkëmbi, Vila u shpreh optimist për një rezultat pozitiv. Mes të tjerash, mesfushori 31-vjeçar tha:
NDESHJA – “Është një ndeshje shumë e fortë, si të gjitha takimet e tjera. Ne shkojmë për ta fituar atë takim, pasi Bylisi duhet theksuar se ka bërë mirë. E kemi hedhur pas krahëve disfatën në Laç dhe në Ballsh duam të shfaqim vlerat tona më të mira. Nuk e shoh dramë humbjen në Laç, është një ekip i fortë ka kapacitet që siç na mundi ne, të mundi edhe skuadrat e tjera të Superiores”.
BYLISI — “Nuk i druhemi jo Bylisit, por asnjë kundërshtari. Të gjithë mund të fitojnë, apo të gjithë mund të humbasin. Pavarësisht se ndodhin si ajo humbja në Laç, ne shkojmë në Ballsh për të fituar. Jemi shumë të qetë nuk kemi presion. Për kundërshtarin nuk di të them sepse se di si janë ata”, – përfundoi Vila./abcnews.al