Ky që shihni në foto është 19 vjeçari Mikel Kovaci i cili ka mbetur i plagosur rëndë gjatë sherrit me thika mes të rinjve në Elbasan.
I përfshirë në sherr ishte dhe vëllai i tij Florenc Kovaçi 28 vjeç i cili ka ndërruar jetë. Ky i fundit mësohet se po kurohej për depresion. Sipas policisë 2 vëllezërit janë përfshirë në një sherr banal me disa të rinj që degradoi në përdorimin e armëve të ftohta.
Lexo edhe: Njëri vëlla vdiq, tjetri rëndë, si nisi sherri mes të rinjve në Elbasan, pamje nga vendngjarja
Nga ana tjetër burime për Abc bëjnë me dije se “mollë sherri” ka qenë një vajzë.
Autorët e ngjarjes ende nuk janë identifikuar, ndërsa blutë e Elbasanit bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të krimit të rëndë.