Vijon të jetë aktive vatra në faqen e malit në Prrenjas, rrezikohet zona e UNESCO-s

schedule19:52 - 17 Gusht, 2021

schedule 19:52 - 17 Gusht, 2021

Vijon të jetë aktive vatra në faqen e malit në Rrajcë Skënderbe në Prrenjas. Mësohet se tashmë rrezikohet zona e mbrojtur nga UNESCO, parku kombëtar prej 2000 hektarësh.

Aktualisht janë gjashtë vatra zjarri aktive dhe janë djegur rreth 60 hektarë me pyje dushk dhe ah.

Në vendin e quajtur Ryen fshati, Rrajcë Skënderbe, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë janë angazhuar 40 forca nga AdZM dhe bashkia Prrenjas.

Stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Librazhd është duke punuar për fikjen e zjarrit, ndërsa kërkohet ndërhyrje nga ajri. Në pamjet e siguruara nga Agim Blloshmi shihen punonjësit të cilët mundohen të vënë nën kontroll flakët duke përdorur degë me gjethe.

 

Kujtojmë se prej disa javësh vendi është përfshirë nga disa vatra zjarri nga Jugu në Veri. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!