Koreja e Jugut po vijon që të shtrëngojë më tej masat kufizuese anti-Covid.
Vendi, që është marrë shembull për mënyrën sesi e ka menaxhuar pandeminë e Covid-19, është detyruar që të marrë masa të mëtejshme pas rritjes së numrit të rasteve të konfirmuara me virusin.
Masat janë shtuar tashmë në kryeqytetin Seoul, por ato tashmë janë shtrirë edhe në portin e afërt të Incheon.
Bizneset që paraqesin rrezik të lartë si baret me karaoke dhe bufetë janë urdhëruar tashmë që të mbyllen po ashtu edhe mbledhjet e më shumë se 50 personave në ambiente të mbyllura janë të ndaluara.
Ndërkohë, autoritetet në vend kanë raportuar 246 raste të reja të martën, dita e pestë rresht kjo që numri me tre shifra vijon të rritet.
Pjesa më e madhe e rasteve janë të lidhura me mbledhjet në kisha. /abcnews.al/