Vijon prej dy orësh takimi “kokë më kokë” Basha-Kim, kjo është çështja në fokus

schedule21:37 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 21:37 - 19 Dhjetor, 2020

Që prej orës 19.30 takimi informal i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ambasadores amerikane Yuri Kim. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se si Basha ashtu edhe diplomatja amerikane kanë qenë të pashoqëruar, ndërsa vijojnë të diskutojnë “kokë  më kokë”.

Në këtë takim janë duke u prekur disa çështje, por në fokus mësohet të jetë pushimi nga ana e Prokurorisë të dosjes 184, për zgjedhjet e pjesshme në Dibër.

Lidhur me këtë çështje, reagoi edhe Selia Blu përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi i cili tha se vendimi do të ankimohet.

Po ashtu, nuk përjashtohet që kryedemokrati dhe Kim të diskutojnë edhe çështje të tjera të aktualitetit, si situata ekonomike në vend, protestat për vrasjen e Klodian Rashës e plotësimi i Gjykatës Kushtetuese. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!