Prej disa ditësh flakët po vijojnë të përhapen në pyllin e Pishporos. Këtë të dielë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zbritur në terren.
Ai ka theksuar se në orët në vijim do të ketë përforcime të mjeteve zjarrfikëseve. Balla ka deklaruar se është kërkuar ndërhyrje nga emergjenca civile e Bashkimit Europian.
Gjithashtu, ministri ka pohuar se do të investohet për hapjen e korridoreve në masivet pyjore.
“Presim në ndihmë dhe mekanizmin europian të Mbrojtjes Civile në mënyrë që t’i dalim përballë kësaj situate, e cila është një situatë e vështirë por e kalueshme. Duhet të kemi parasysh që pjesa e bimësisë që digjet, nuk është një bimësi e parikuperueshme. Ju e dini që pisha ka vetitë e veta të rigjenerimit. Ne do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer në bukurinë që e karakterizon si zonë”, u shpreh ndër të tjera Balla./abcnews.al