Vijon përndjekja në Turqi/ Në fundjavë janë arrestuar 768 persona

schedule13:31 - 21 Maj, 2018

schedule 13:31 - 21 Maj, 2018

Nuk kanë të ndalur arrestimet në masë në Turqi nën gjendjen e emergjencës të vendosur në periudhën pas grushtit të dështuar të shtetit. Sipas ministrisë së brendshme, në javën e fundit kanë përfunduar në pranga 768 persona. Të arrestuarit akuzohen për terrorizëm. Shumë prej tyre janë ndaluar pasi mbështesin imamin Fetullah Gylen, i cili akuzohet nga presidenti Erdogan se organizoi grushtin e shtetit. Megjithatë kleriku që jeton në SHBA ka mohuar çdo përfshirje. Ndërkohë, sipas vlerësimit të Kombeve të Bashkuara, që prej korrikut të 2016-ës, në Turqi janë arrestuar mbi 160 mijë persona. /abcnews.al