Vijon numërimi në Dibër, kush e kryeson garën për kryetar bashkie

schedule07:34 - 7 Mars, 2022

schedule 07:34 - 7 Mars, 2022

Deri më tani në garën për Bashkinë e Dibrës, po udhëheq kandidati socialist Rahim Spahiu. Në Dibër sipas KQZ janë numëruar 45 nga 101 kuti, ndërsa Rahim Spahia ka marrë 7556 vota ose 63.62 % të votave të numëruara.

I dyti renditet Premtim Kryemadhi i “Shtëpisë së Lirisë”, i cili ka siguruar 2310 vota ose 19.45%.

Ndërkohë Luan Haka i Partisë Demokratike ka marrë 1965 vota ose 16.55% të votave të numëruara.

Në vend të katërt renditet me 45 vota kandidati i Lëvizjes së Re Dritan Torba. /abcnews.al/