Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vijon moti i paqëndrueshëm, si do të jenë temperaturat

schedule07:21 - 27 Shkurt, 2025

schedule 07:21 - 27 Shkurt, 2025

Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin shqiptar mot, kryesisht të vranët. Herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të cilat në zonat Jugore do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me vranësira dhe shira me intensitet deri mesatar, ku sërish rrebeshe do të ketë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 15°C vlera maksimale që pritet të shënohet në Fier dhe Kuçovë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në mesditë do të pësojnë zhvillim të tyre duke sjellë reshje shiu e dëbore por në sasi të pakta. Orët e pasdites do të shtojnë intensitetin e reshjeve në pjesën më të madhe të Kosovës, ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat jugore dhe Perëndimore të saj. Parashikohet që orët e vona të natës të ulin ndjeshëm intensitetin e reshjeve në Kosovë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga vlera minimale 0°C ne Podujevë deri në 8°C vlera maksimale e cila do të shënohet përkatësisht në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë në të gjithë Republikën e MV duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore, ku më të dendura reshjet do të paraqiten në zonat perëndimore dhe Jugperëndimore të Republikës së MV. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet rënie e intensiteti të reshjeve në të gjithë territorin e MV. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 0°C minimalja deri në 9°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare paradite, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor.

Evropa

Kalimi i një sistemi frontal nga Europa qendrore drejt Pellgut të Mesdheut do të sjellë në këto rajone vranësira dhe reshje shiu e dëbore të cilat do të përfshijnë edhe brigjet e Detit të Zi. Po ashtu prezenca e një qendre të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri të kontinentit do të kushtëzojë në Rajonin e Baltikut si edhe Gadishullin Skandinav reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara. Ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të paraqiten ishujt britanikë, Gadishulli Iberik si edhe vendet e Europës Lindore, duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!