Vijon merkato e “Verdhekuqve”, Roma siguron shërbimet e mbrojtësit austriak

schedule15:52 - 27 Gusht, 2024

schedule 15:52 - 27 Gusht, 2024

Forcuan goxha repartin e sulmit dhe tashmë duket se radhën e kanë repartet e tjera.

Pasi afruan emra të spikatur të momentit si Enzo Le Fee, Matias Soule e Artem Dovbyk, tashmë “gjigantët” italiantë, të Roma janë shumë pranë zyrtarizimit të “shtatlartit” austriak të mbrojtjes, Kevin Danso.

Plot 190 centimetra i gjatë dhe vetëm 25 vjeç, Danso është prej 3 vitesh pjesë e skuadrës së Lens, ku është kthyer në një “gur themeli”, në prapavijën e francezëve, të cilët prej 3 sezonesh janë rikthyer në elitën e futbollit francez dhe atë evropian, teksa arriti sezonin e shkuar të ishin pjesë për të tretën herë në historinë e klubit, në fazën e grupeve e Champions League.

Danso vjen në “Olimpico”, i huazuar, por me “Verdhekuqtë” që janë të detyruar të blejnë kartonin e tij në fundin e sezonit, karton që pritet t’i kushtojë italianëve 25 milionë euro, shumë që do të ndahet në 22 milionë euro bazë dhe 3 milionë euro të tjera bonuse. /i.m /abcnews.al