Nga Elton Nikaj
Buxheti i bashkisë së Vlorës është rivotuar unanimisht në mbledhjen kësaj të hëne, pas rrëzimit të Prefektit të Qarkut i cili e ka konsideruar të paligjshëm. Në relacionin përcjellës, Prefekti i Qarkut ka listuar 4 argumente të cilat sipas zyrës së tij juridike nuk ishin konform ligjit.
Një nga pikat që kundërshtonte Flamur Mamaj ishte buxheti i parashikuar për pastrimin e qytetit, që ndryshe nga sa kërkoi Edi Rama, Dritan Leli e ka ulur krahasuar me vitin e kaluar.
Në 22 tetor të vitit të kaluar Edi Rama paralajmëroi kryebashkiakët, se “asnjë buxhet nuk e kalon filtrin pa pastrimin, ta bëni edhe sikur të duhet i gjithë buxheti”.
Argumentet
1- Emërimet e tarifave, pastrim, ndriçim, gjelbërim për bizneset më të ardhura nga 0-8 mln lekë bien ndesh ne ndryshimet e miratuara në paketën fiskale miratuar në nëntor 2021.
2-Buxheti i parashikuar për pastrimin në qytet është më i ulët se në vitin paraardhës, duke mos reflektuar rritjen e taksës së pastrimit më 40-70 % për kategori të ndryshme të biznesit.
3-Mos përmbushjen e detyrimit ligjor për mirëmbajtjen e tokës bujqësore. Për mirëmbajtjen e saj është parashikuar më pak se 40% e të ardhurave që vijnë nga taksat për tokën bujqësore, në zërin e investimeve.
4- Nuk janë përfshirë në zërin e shpenzimeve, detyrimet ndaj kreditorëve dhe furnitorëve.
Të parashikuara në buxhetin faktik të 2021.
Përpara këshilltarëve, shefi i financave të bashkisë Taulla Zanaj, pranoi se në buxhet është reflektuar vetëm ndryshimi në pikën e parë pra emërtimi i paketës fiskale. Sipas tij, në zërin e pastrimit nuk ishin marrë në konsideratë shpenzimet operative të kanë landfilldit.
Toka bujqësore, parashikimi ishte bërë mbi buxhetin faktik, ndërsa detyrimet ndaj të tretëve nuk janë parashikuar pasi bashkia ka buxhet në dispozicion nga viti i kaluar kohë, vit buxhetor në të cilin këto shpenzime janë kryer.
Pas kësaj vendimmarrje, nuk dihet ende nëse Prefekti i Qarkut do të vendosë ta ankimojë buxhetin në gjykatë brenda.
/Abcnews.al