Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në pyjet e Oroshit në Mirditë. Mësohet se zjarri vijon të djegë pyjet për shkak të kushteve atmosferike me temperaturë të lartë dhe erë të fortë.
Momentalisht është e pa mundur që të izolohet për shkak të terrenit te thyer malor, i cili bën të pamundur edhe ndërhyrjen e automjeteve të zjarrfikësve.
Në terren ndodhen pesë efektive zjarrfikës dhe dy specialistë të pyjeve. /abcnews.al/