Vijon edhe për 2 javë masa e izolimit kombëtar, mbi 1,100 vdekje nga COVID-19 në Indi

schedule20:04 - 1 Maj, 2020

schedule 20:04 - 1 Maj, 2020

India ka zbatuar masat e izolimit nga 24 marsi, ndërkohë që në këtë vend janë regjistruar mbi 35,000 raste të prekura me Covid-19.

Në përditësimin e situatës autoritetet bëjnë me dije se është zgjatur edhe për dy javë izolimi kombëtar për shkak të koronavirusit. Udhëzimet e reja që u prezantuan sot, kanë përditësuar sistemin e ndarjes së zonave të kuqe, portokalli dhe të gjelbra.

Ndërkohë mbi 1,100 persona në Indi kanë humbur jetën nga COVID-19. Zonat e kuqe konsiderohen vatra të përhapjes së virusit, ndërkohë që lehtësime janë bërë në zonat tjera që konsiderohen më pak të rrezikshme.

Ministria e Brendshme tha se masa e izolimit do të vijojë deri në 18 maj. Mirëpo sot në këtë shtet është shënuar rekord i rasteve të reja, ku kanë humbuar jetën 1,100 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!