Vijon bilanci tragjik në Britaninë e Madhe, 464 persona humbin jetën brenda ditës nga Covid-19

schedule15:34 - 7 Maj, 2020

schedule 15:34 - 7 Maj, 2020

Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore kanë njoftuar se janë konfirmuar edhe 464 raste të tjera me koronavirus në spitalet e vendit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 30,540. Britania e Madhe u bë të mërkurën vendi i parë në Evropë që regjistronte më shumë se 30,000 viktima si pasojë e Covid-19.

Vdekje të tjerë që raportohet të kenë ndodhur jashtë spitaleve në vende si shtëpitë e kujdesit, pritet që të njoftohen nga Departamenti i Shëndetit më vonë gjatë ditës së sotme.

Kryeministri i vendit Boris Johnson pritet që të njoftojë sesi do të nisë lehtësimi i masave shtrënguese në Britaninë e Madhe duke nisur nga e hëna.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Angli  konfirmoi se 383 persona më shumë kishin humbur jetën në spitalet e tij mes 6 majit dhe 19 marsit, këta pacientë kanë qenë nga 28 deri në 100-vjeçarë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!