Italia ka shënuar 29.907 raste të reja dhe 208 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Infeksioni ka shënuar një ulje të lehtë të shifrave por përsëri sipas autoriteteve ato janë shqetësuese.
Për sa i përket numrit të testimeve, janë kryer 183.457 tamponë gjatë 24 orëve të fundit, rreth 32 mijë më pak se një ditë më parë.
Rajoni më i prekur nga pandemia mbetet lom bardia me 8607 raste.
Ekspertët e shëndeti kanë paralajmëruar se do të merren masa të tjera ashpërsuese nëse numroi i infeksioneve nuk do të ulet në 48 orët në vijim.
n.d./abcnews.al



