Vijojnë rastet e reja me Covid-19 të importuara nga Shqipëria në Itali, brenda pak ditëve 7 raste

schedule18:17 - 19 Gusht, 2020

schedule 18:17 - 19 Gusht, 2020

“Trendi i infeksioneve të personave që kthehen nga vendet e huaja është konfirmuar edhe në zonën e Cesenate. Në 24 orët e fundit, krahina numëron gjashtë raste të reja, të gjitha në zonën e Cesena-s, dhe të gjitha kanë të bëjnë me njerëzit që janë kthyer nga jashtë. Një familje prej 4 personash u konfirmuan me Covid-19 në Gambettola, të cilët ktheheshin nga Shqipëria“, kështu shkruajnë mediat italiane, ndërsa theksohet se pjesa më e madhe e të infektuarve në këtë rajon janë të importuara.

Ndërkohë edhe ditën e djeshme në rajonin e Puglias u raportua për 3 shqiptarë me Covid-19 të cilët kishin udhëtuar nga Shqipëria.

Autoritetet italiane të shëndetësisë janë shprehur të shqetësuara për të ardhurit që hyjnë brenda vendit, të cilët rezultojnë pozitiv për Sars – Cov 2 dhe më herët vendosën që qytetarët e disa shteteve përfshirë edhe Shqipëria të karantinohen për 14 ditë.

Prej me shumë se 2 muajsh ende vijojnë të hyjnë në shtetin italian qytetarë shqiptarë të infektuar nga Covid – 19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!