Protestuesit kundër masave anti-Covid dhe forcat policore janë përplasur mbrëmjen e së hënës në Milano të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se me qindra protestues dolën edhe sot në rrugë për t’u thënë jo masave shtrënguese të vendosura së fundmi nga qeveria e vendit.
Mes demostruesve janë hedhur edhe tymuese. E tensionuar paraqitet situata edhe në Napoli dhe Torino. Që pas vendosjes së masave ant-Covid, në Itali ka pasur protesta gjatë ditës dhe natës.
Të hënën në mbrëmje në Napoli, mijëra qytetarë u mblodhën në Piazza Plebiscito me pankarta në duar, më pas ata shkruan në shtëpinë e guvernatorit Vincenzo De Luca duke thirrur “jep dorëheqjen, jep dorëheqjen”
Në Torino, nga ana tjetër, kishte momente tensioni kur disa qindra demonstrues hodhën fillimisht “bomba” tymi dhe më pas disa fishekzjarre kundër policisë, në Piazza Castello qendrore, e zënë më parë nga taksistët. s.b/abcnews.al/