Rikthehet tensioni i lartë në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit. Raportohet se të paktën 112 manifestues palestinezë kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve me ushtrinë e shtetit hebre. Ata janë qëlluar me plumba gome dhe gaz lotësjellës.
Këtë e ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës. Sipas mediave lokale edhe protestuesit kanë lëshuar bomba artizanale kundër ushtarëve Izraelit dhe kanë djegur flamuj të Izraelit.
Manifestimi erdhi në sajë të një proteste të nisur disa javë më parë. Deri më tani numërohen mbi 22 viktima dhe qindra të plagosur nga përleshjet e vazhdueshme./abcnews.al