Vihet nën kontroll vatra e zjarrit në Peshtan të Fierit, ministri Balla inspekton situatën në terren

schedule19:55 - 23 Korrik, 2023

schedule 19:55 - 23 Korrik, 2023

Pas 3 ditësh, situata në Peshtan të Fierit ka filluar të përmirësohet ku flakët janë vënë nën kontroll.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se një pjesë e flakëve është shuar nga helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Taulant Balla inspektoi nga afër situatën, i shoqëruar nga kryebashkiaku dhe prefekti i qarkut të Fierit.

“Kemi një lajm të mirë. Situata është vënë nën kontroll këtu në zonën e Peshtanit në Fier, ku një zonë pyjore është përfshirë nga flakët prej 3 ditësh. Reparti zjarrëfikës vazhdon të jetë në punë me forca të shtuara, 7 automjete të repartit zjarrfikës të Fierit dhe të Mallakastrës janë në vendin e ngjarjes duke u përpjekur për të vënë në kontroll flakët, por punën më të madhe e ka bërë helikopteri, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në brendësi të pyllit, aty ku ishte e pamundur për të ndërhyrje automjetet e repartit zjarrfikës. Pak minuta më parë, ishte edhe ministri  i Brendshëm, Taulant Balla, i cili inspektoi nga afër situatën, ku shoqërohej nga kryetari i bashkisë, por edhe prefekti i qarkut të Fierit”, raportoi gazetari Musaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!