Nën kontroll flakët në bashkinë e Selenicës/ Finiq, Ministri i Mbrojtjes: Evakuohen dy familje

schedule08:35 - 13 Gusht, 2024

schedule 08:35 - 13 Gusht, 2024

Pas punës së pandërprerë strukturat operacionale të Emergjencave Civile kanë vënë nën kontroll  vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës.

Nje nate me pare, dy familje janë evakuar në lartësitë e Mesopotamit në Finiq si pasojë e flakëve në këtë zonë.

Në të gjithë vendin 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive.

Flakët vijojnë në Parkun Kombëtar të Prespës, në Malin e Thatë, ku prej 7 ditesh vazhdojne te punojne forca te zjarrfikesve nga te gjitha bashkite e Qarkut te Korces dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

“Në këto momente është ulur intesiteti i flakëve si rezultat i punës intensive të puonjësve që kanë punuar edhe gjatë mbrëmjes. Sipas informacioneve të para mësohet se rreth 5-6 km janë vënë nën kontroll, vijë lineare”, tha kryebashkiku i Pustecit, Pali Kolevski.

Nje helikopter nje dite me pare beri vetem inspektim dhe nuk nderyri per shkak te eres. Ne Parkun e Prespës po punojne vetem forca tokesore qe thuajse e kane te pamundur te perballojne intesitetin e flakeve.

Problematike mbetet situate edhe ne malin e Tomorrit, ku mesditen e se henes nisi nje zjarr ne kuroren me pisha, pikerisht ne vendin ku pas pak ditesh nis pelegrinazhi per besimtaret bektashinj.

Flakët kanë përshirë dhe Parkun Kombëtar të Alpeve në Tropojë ndërsa po punohet për shuarjen e plotë të  vatrë në qafën e Kolecit.    Flakët kufizohet me shkëmbinj dhe sipas emergjencave nuk kanë rrezik për tu përhapur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!