Vihen nën hetim dy të rinjtë në Elbasan e Vlorë, njëri dhunoi babanë tjetri gjyshin e moshuar

schedule09:57 - 16 Maj, 2022

schedule 09:57 - 16 Maj, 2022

Dy ngjarje të rënda janë shënuar në Elbasan dhe në Vlorë, ku dy të rinj kanë dhunuar përkatësisht gjyshin dhe babanë.

Sipas policisë Policia e Selenicës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit K. K., 22 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gjyshit të tij.

Ndërkohë Xh. H., 29 vjeç, akuzohet se banues në fshatin Stanaj, Cerrik, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit S. H., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!