Vigjilje Krishtlindjesh, Rama e Basha urojnë besimtarët e krishterë

schedule20:40 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 20:40 - 24 Dhjetor, 2021

Kreu i mazhorancës Edi Rama dhe ai i opozitës Lulzim Basha kanë uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve. Kryeministri Rama ka zgjedhur një foto nga Thumana ku banorëve të prekur nga tërmeti u dorëzoi sot çelësat e banesave të reja, për të uruar besimtarët në vigjilje të Krishtlindjeve.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Rama shkruan:

?GËZUAR?KRISHTLINDJET? me këtë kartolinë nga Thumana:

“Krishtlindjet janë me të vërtetë Krishtlindje, kur kremtohen duke u dhënë dritën e dashurisë atyre që janë më nevojtarët për të”

Paçi një vigjilje të bukur të kësaj nate të bekuar në shtëpitë tuaja kudo në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë ku flitet shqip.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kurse, kryedemokrati Basha i ka uruar besimtarët me anë të një postimi në llogarinë e tij në Tëitter.

“Të dashur besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja! Të shohim me shpresë dhe besim drejt të ardhmes tonë e të fëmijëve tanë.  Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen!??Zoti bekoftë çdo familje shqiptare!”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!