Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vigjilje e Krishtlindjes/ Kryeministri Edi Rama viziton Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

schedule16:07 - 24 Dhjetor, 2025

schedule 16:07 - 24 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në vigjilje të Krishtlindjes, duke u ndalur pranë fëmijëve që po kalojnë festat nën kujdesin mjekësor, si edhe në Shërbimin Onkologjik, ku po rriten kapacitetet e trajtimit.

Gjatë vizitës, Kryeministri përcolli urimet e fundvitit për pacientët dhe familjarët e tyre, duke vlerësuar përkushtimin e stafit mjekësor që vijon të ofrojë shërbim edhe gjatë ditëve festive. Në Shërbimin Onkologjik, ai u njoh nga afër me investimet dhe përmirësimet e fundit që synojnë rritjen e cilësisë dhe aksesit në trajtim për pacientët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!