Një lajm shumë i ëmbël vjen nga Spitali i Shkodrës këtë vigjilje të bukur Krishlindjesh.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se familja Vata është shtuar me trinjakë. Ata kanë ardhur në jetë të shëndetshëm.
“Vigjilje e bukur Krishtlindjesh në Shkodër me ardhjen në jetë të trinjakëve Lea, Danjel dhe Sindi që kanë lumturuar familjen Vata dhe të gjithë stafin mjekësor të Spitalit Rajonal Shkodër, të cilët u kujdesën që të vegjlit të jenë shëndosh e mirë.
#JetëTëGjatë”, ka shkruar Manastirliu krahas fotove./abcnews.al