Vigjilja e Pashkëve katolike u ka dhuruar qytetarëve të zonës së Skelës në Vlorë, një koncert muzik klasike pa spektator. Kompozitori dhe pianisti Aulon Naçi dhe Klarinetisti Sokol Toto kanë improvizuar një skenë përpara stadiumit “Flamurtari”.
Kreu i bashkisë Dritan Leli tha se ky është një koncert pa spektator, por me shumë shpresë për të ardhmen. Ndërkohë, nuk kanë munguar duartrokitjet nga ballkonet e pallateve përreth.