Tërmeti i fuqishëm i pasdites së të premtes i trazoi qetësinë Turqisë dhe Greqisë. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, deri më tani tetë persona kanë mbetur viktima ndërsa 257 të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë në mediat sociale po qarkullojnë video të ndryshme nga momenti i nisjes së lëkundjeve apo rrëzimi i banesave.
Në një video të shpërndarë në Instagram, mund të shihet një grua që mundohet të mbulojë me trupin e saj një fëmijë ndërsa banesa “shkundet” nga lëkundjet. Pas disa sekodash, intensiteti i lëkundjeve ulet dhe ajo arrin që ta marrë fëmijën dhe të dalë jashtë. s.b/abcnews.al/