Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vidhte motomjete, i çmontonte pjesët dhe i shiste! Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

schedule09:37 - 1 Maj, 2026

schedule 09:37 - 1 Maj, 2026

Finalizohet operacioni i koduar “Remove”.

Gjatë këtij operacioni janë  zbardhur  6 raste të vjedhjes së motomjeteve, të ndodhura gjatë në 2 muajve të fundit.

Në pranga është  vënë 33-vjeçari që vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë dhe i shiste ato. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën pjesë të motomjeteve të vjedhura.



Gjithashtu është proceduar penalisht një 39-vjeçar, pasi dyshohet se ka përvetësuar nga i arrestuari, motomjet dhe pjesë motomjetesh, të vjedhura.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 33-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!