Një 29 – vjeçar është arrestuar në Durrës pasi vidhte kabllot elektrike dhe linte zona të tëra pa energji elektrike. Sipas policisë ai është një i ri me njohuri te posaçme si elektricist dhe gjatë një javë ka vjedhur kabllot elektrike të furnizimit me energji elektrike në bokset kolektive të matësve elektrikë në disa lagje të qytetit të Durrësit duke i lënë banorët pa energji elektrike. Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, nisur nga kallëzimet dhe ankesat e qytetarëve dhe të OSHEE-së se për vjedhje të kabullit elektrik në disa lagje, kanë organizuar punën duke ngritur shërbime (grackë) në afërsi të bokseve kolektive të matësve elektrikë. Ky person më parë ka qenë i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike./ABC News Albania 24/7