Vidhnin makina në Kosovë dhe i shisnin në Shqipëri, GJKKO jep 30 vite burg për 7 të akuzuarit

schedule13:02 - 15 Qershor, 2023

schedule 13:02 - 15 Qershor, 2023

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 30 vite për 7 të akuzuarit se vidhnin automjete në Kosovë dhe i tregtonin në Shqipëri.

Mes personave të përfshirë rezultojnë edhe 3 ish-efektivë të policisë së shtetit.  Për drejtuesin e grupit, Selaudin Shahini, GJKKO dha 7 vite e 4 muaj. Sipas hetimeve, Shahini duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë.

Për ish-punonjësen e policisë Vojsava Doda, gjykata dha 5.4 vite burg, ndërsa për ish kolegun e saj Endi Ahmetaj, gjykata ndryshoj akuzën nga trafikim i mjeteve në shpërdorim detyre dhe e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg. Ndërsa për  efektivin tjetër Ftari Braha, gjykata e dënoi atë me 6 mua burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Hetimet nisën në shkurt të 2021, ndërsa Vojsava Doda që mbante detyrën e punonjëses së forcave operacionale në policinë e Tiranës,  prezantohej si agjente vëzhgimi në momentin që paraqitej me një mjet të vjedhur në pikën e kalimit kufitar.

Me argumentin se ishte në operacion dhe në kushte urgjence, punonjësit e pikës kufitare nuk duhet të regjistronin hyrje daljet e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!