Vidhen para në një banesë në Shkodër, policia i vihet pas të dyshuarit

schedule12:19 - 3 Tetor, 2022

schedule 12:19 - 3 Tetor, 2022

SHKODËR – Një vjedhje ka ndodhur në një banesë në një fshat në Kosmaç të Shkodrës.

Burime për ABC bëjnë të ditur se janë vjedhur rreth 1 mijë paund me datë 25 shtator, para një banese në një fshat në Kosmaç të Shkodrës.

Një person që duhet të ketë pasur njohje me familjen ka hyrë në shtëpinë e dy pleqve ka shkuar tek vendi ku ata mbanin paratë dhe ka marrë rreth 1 mijë paund.

Djali i të moshuarve është në emigrim, ndërsa policia ka një të dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim.

/abcnews.al/