Vidhen 300 mijë paund nga llogaria bankare e Emeli Sande

schedule12:16 - 29 Nëntor, 2017

schedule 12:16 - 29 Nëntor, 2017

Këngëtarja britanike Emili Sande dhe ish-bashkëshorti i saj ishin viktima të një grabitjeje bankare prej 300,000 paundësh.

Sulmuesi i dyshuar Rasad Salam ka shkuar në gjyq në Londër, i akuzuar se ishte njeriu i brendshëm i ekipit të kriminelëve që bastisnin llogaritë bankare të Barclays.

Këngëtarja Sande dhe ish-burri i saj Adam Gouraguine u vunë në shënjestër nga mashtruesit, të cilët përdorën detajet personale për të transferuar £290,000 nga llogaria e tyre.

Krimi i pretenduar ndodhi një vit pasi çifti u nda, por ata ende kishin një llogari të përbashkët bankare, njoftoi Evening Standard i Londrës.

24 vjeçari Salam se ka plaçkitur dhjetë llogari të ndara për një total prej 354,050 paun,  kur punonte për grupin bankar.

Viktimat e tij të tjera thuhet se kanë humbur mes 35.000 dhe 500 £.

Salam akuzohet për mashtrim dhe shpërdorim detyre.

Yllit britanik i muzikës pop pritet të vijë sot në Shqipëri e ftuar nga Bashkia e Tiranës në kuadër të festimeve të Natës së Bardhë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!