Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka publikuar ditën e djeshme videoklipin e saj më të ri, të titulluar ‘Don’.
Ndërsa sot, ajo ka ndarë në Instagram disa foto të shkëputura nga xhirimet e projektit, gjatë të cilit ka treguar se ka qenë shumë sëmurë.
“Kam qenë shumë sëmurë teksa xhiroja ‘Don’. Jo Corona, më keq. Faleminderit skuadrës sime që më bëri të dukem mirë kur ndihesha…”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.
Kujtojmë se kënga e Besës është pritur shumë mirë nga fansat shqiptarë, por edhe ata grekë, për këtë ka ndikuar bashkëpunëtori Illeoo./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CD3r2u-BbOk/?utm_source=ig_web_copy_link