Videoja virale e Grealish në gjendje të dehur, Guardiola: Do të gjobiten sepse nuk më ftuan

schedule12:48 - 9 Shkurt, 2022

schedule 12:48 - 9 Shkurt, 2022

Pep Guardiola ka refuzuar të dënojë lojtarët dhe stafin e tij të Manchester Cityt, pasi një grup prej tyre, përfshirë Jack Grealish, u panë duke u larguar nga një bar gjatë një nate në Manchester.

Pep Guardiola ka mbrojtur lojtarët e tij të Manchester Cityt, në veçanti Jack Grealish, pasi ata u filmuan në një natë në Manchester.

Grupi i Grealish, Kyle Walker dhe Riyad Mahrez u filmuan duke u larguar nga Albert’s Schloss, një bar në qendër të Manchesterit.

Videoja u ngarkua me idenë se Grealish, i cili dukej i paqëndrueshëm në këmbë dhe po ndiqej nga një anëtar i stafit të City, iu refuzua hyrja sepse ishte i dehur, një pretendim i hedhur poshtë nga City.

City këmbënguli që grupi i lojtarëve të Cityt, i cili përfshinte edhe miqtë e tyre, vendosi të mos hynte në lokal sepse ishte shumë i zënë në pjesën e përparme dhe ata nuk ishin në gjendje të përdornin një hyrje anësore.

Grupi vendosi të shkonte diku tjetër për një vakt, me incidentin e filmuar para orës 20:00, ndërsa lojtarët nuk ishin nën orën e lejuar policore.

Trajneri i Cityt, Guardiola e hodhi poshtë episodin, kur u pyet nëse ishte i zemëruar prej tij dhe tha: “Shumë, jam shumë i mërzitur sepse nuk më ftuan dhe nuk më pëlqeu.

“Herën tjetër, shpresoj se mund të më ftojnë. Videoja nuk tregoi saktësisht se çfarë ndodhi.

“Ata hëngrën darkë së bashku, të kthjellët, duke shijuar me shokët e tyre dhe stafin. Lojtarët e dinë rrezikun kur dalin jashtë për shkak të rrjeteve sociale, por të gjithë ata, Riyad, Kyle, Ally, Jack ishin perfekt.

“Por ata do të gjobiten sepse nuk më ftuan!”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!