Videoja që po bën xhiron e botës, gruaja lind në momentin e shpërthimit në Beirut

schedule11:50 - 6 Gusht, 2020

schedule 11:50 - 6 Gusht, 2020

Krahas pamjeve dhe videove të shkatërrimit të Bejrutit apo edhe njerëzve që luftonin për të shpëtuar jetën, një video në një spital paraqet një pamje tjetër. Në videon që po bën xhiron  botës shihet një grua shtatzënë  e cila është duke lindur në momentin që  nitrati i amonit shpërthen në portin e qytetit.

Emmanuel ishte në Spitalin e Shën Gjergjit dhe burri i saj Edomont po filmonte në momentin kur gruaja e tij po lindte fëmijën e tyre, duke kapur kështu edhe momentin e tmerrit.

Vogëlushi George  dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al